Dogana e Kosovës ka marrë pjesë në konferencën vjetore për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, ku drejtori Agron Llugaliu theksoi se mbrojtja e inovacionit dhe kreativitetit është thelbësore për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.
Ai nënvizoi rolin kyç të Doganës në mbrojtjen e tregut dhe luftimin e tregtisë së paligjshme, duke bërë thirrje për bashkëpunim ndërinstitucional. Në konferencë u diskutua edhe për rrezikun e produkteve të falsifikuara dhe nevojën për mbrojtjen e konsumatorëve.




