Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka dënuar sjelljet e papranueshme gjatë dy ndeshjeve të para gjysmëfinale në ProCredit Superligë, të zhvilluara në Pejë dhe Mitrovicë.
Sipas FBK-së, janë evidentuar fyerje të organizuara nga tribunat ndaj lojtarëve, ndërsa në Pejë janë përdorur edhe mjetet e zërimit për mesazhe fyese, pavarësisht paralajmërimeve zyrtare.
Federata thekson se përgjegjësia për rendin dhe respektin në palestër bie mbi organizatorët dhe njofton se tashmë janë marrë masa disiplinore, duke paralajmëruar ndëshkime shtesë në rast përsëritjeje.




