Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, ka reaguar pas publikimit të një mesazhi ku shihej duke shkruar “po e zgjedhim karate” gjatë seancës për zgjedhjen e Presidentit. Ai ka kërkuar falje, duke theksuar se mesazhi ka qenë privat dhe i shkruar me sarkazëm, jo me qëllim ofendimi.
Bardiqi ka sqaruar se shprehja ka qenë e vendosur në thonjëza dhe ka nënkuptuar një koment jo serioz mes miqsh, duke shtuar se deputetët e mazhorancës do të veprojnë sipas procedurave edhe në mungesë të opozitës.
Ai ka theksuar se nuk ka pasur asnjë qëllim që të cenojë procesin apo institucionet dhe ka shprehur keqardhje nëse është keqkuptuar./EO/




