Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka konfiskuar tri armë në raste të ndara në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj. Armët janë gjetur në automjete, pas publikimit të një videoje me të shtëna dhe gjatë një ndërhyrjeje në terren.
Tre persona të dyshuar janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste penale për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.




