Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit, duke i cilësuar si manipulim të opinionit publik dhe jo proces demokratik.
Ai tha se AAK nuk do të bëhet pjesë e “shkatërrimit të rendit kushtetues” dhe se procesi aktual, sipas tij, po zgjatet pa nevojë dhe pa konsensus politik.
Tahiri ka kritikuar edhe mënyrën e komunikimit të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se zgjidhja duhet të vijë përmes dialogut politik e jo përmes mediave.




