Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në konferencë për media se kandidatja për presidente Hatixhe Hoxha është e gatshme të tërhiqet nga gara nëse LDK paraqet kandidat të saj me 15 nënshkrime.
Sipas Kurtit, nëse kjo ndodh, Lëvizja Vetëvendosje do të sigurojë mbështetje shtesë për procesin, duke hapur rrugë për dy kandidatura të reja – një nga opozita dhe një nga shoqëria civile.




