Analisti politik Imer Mushkolaj i ka reaguar ish-presidentes Vjosa Osmani pas një mesazhi të saj të publikuar në rrjete sociale.
Mushkolaj, duke komentuar deklaratat e Osmanit, ka përdorur një gjuhë kritike ndaj saj, duke e cilësuar si përgjegjëse për zhvillime të mëhershme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Reagimi i tij vjen pas një video-mesazhi të publikuar nga Osmani, në të cilin ajo ka bërë thirrje për bashkim dhe ka kërkuar më shumë dashuri, shpresë dhe unitet mes qytetarëve, duke kritikuar gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes në skenën politike.
Në mesazhin e saj, Osmani ka theksuar nevojën për tejkalimin e ndasive dhe për fokusim në të ardhmen e vendit.




