Ish-kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar ashpër skenën politike në Kosovë, duke thënë se veprimet e politikës vendore po i shkaktojnë vendit më shumë dëme sesa faktorët e jashtëm.
Sipas tij, gjendja aktuale është e tillë që Kosovës “nuk i duhen më armiq të jashtëm”, pasi problemet brenda vendit po e rëndojnë më shumë situatën.
Pacolli tha se një mendim të tillë e ka dëgjuar edhe nga një “mendimtar i pjekur nga Kosova”, të cilin e vlerëson si qëndrim me peshë.




