Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë për transmetuesin polak TVP World në Alpbach , tha se Kosova është në linjë me Bashkimin Evropian, dhe se vendi ynë është 97/100 për qind gati t’i bashkohet BE-së.
Sa i përket çështjeve politike që Kosova t’i bashkohet BE-së, Osmani tha se vendi ynë has në shumë telashe, pasi ka ende shtete mosnjohëse të BE-së karshi Kosovës.
“Ka shumë njerëz të frustuar, por ne nuk e humbim durimin, përkundrazi do punojmë më shumë”, u shpreh e para e vendit.
Tutje ajo shtoi se kriteret për t’u bërë pjesë e BE-së nuk janë të njëjta për të gjitha shtetet, duke përmendur Serbinë fqinje, e cila nuk ka sanksionuar Rusinë në luftëës e saj kundër Ukrainës, e që sipas Osmanit, shteti serb është po ashtu shtet agresiv.
Presidentja Vjosa Osmani shtoi se nuk është e lehtë për Kosovës të ketë një fqinj mizor, dhe që kërkon ta destabilizojë rajonin. Kurse sipas saj Kosova është vend tejet i sigurt, pavarësisht rreziqeve që i imponohen.




