Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë kanë mohuar se kanë përkrahur kandidaturën e Feride Rushitit për presidente të Kosovës.
Pas dështimit të zgjedhjes së presidentes dhe kalimit të vendit në zgjedhje të reja, Rushiti dhe kryeministri Albin Kurti kishin deklaruar në një konferencë se ajo kishte mbështetje diplomatike.
Por një zëdhënës i ambasadës amerikane ka sqaruar se SHBA nuk ka rol në propozimin e kandidatëve dhe se zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës. Edhe ambasada britanike ka përgënjeshtruar pretendimet për mbështetje ndaj kandidaturës së saj.




