Valon Hoti nga Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se ky subjekt politik nuk i frikësohet asnjë rivali në zgjedhjet e ardhshme, përfshirë edhe ish-presidenten Vjosa Osmani nëse ajo vendos të garojë.
Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Hoti tha se Osmani ka të drejtë të angazhohet politikisht ku të dëshirojë, madje edhe në LDK, por sipas tij një rikthim i saj nuk do të ishte i lehtë.
Ai shtoi se Vetëvendosje e konsideron veten subjektin më të madh në vend dhe se është e bindur në mbështetjen e qytetarëve, duke theksuar se çdo garë zgjedhore do të vendoset nga vota e popullit.




