
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për energji ka mbajtur seancën e shtatë (VII) për vitin 2025 dhe ka caktuar subjektin juridik KEK – si Furnizues të Mundësisë së Fundit për periudhë gjashtë (6) mujore, nga 31.08.2025 deri më 31.01.2026.
“Sa i përket gjenerimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, Bordi i ZRRE-së ka lëshuar autorizimin për shoqërinë “SVB” sh.p.k si dhe ka aprovuar kërkesat e “Vita Energy” sh.p.k dhe “VBS” sh.p.k për shtyrje të autorizimit. Poashtu, janë aprovuar kërkesat e “Infinit Power Solutions” sh.p.k, nr. i licencës ZRRE/Li_94/23 dhe ZRRE/Li_95/23 si dhe Air Energy sh.p.k, nr. i licencës ZRRE/Li_62/19, për ndryshim në kontroll të të licencuarit.”thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të ZRRE-së thuhet se pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji./rtvmalisheva