Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke u fokusuar fillimisht në çështjet urgjente para shpalljes zyrtare të datës.
Zëdhënësi Valmir Elezi tha se KQZ është duke planifikuar aktivitetet zgjedhore, buxhetin dhe koordinimin institucional, ndërsa afatet do të përshtaten për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion.
Ai theksoi se fushata zgjedhore dhe aktivitetet tjera, përfshirë certifikimin e subjekteve, regjistrimin e votuesve jashtë vendit dhe akreditimin e vëzhguesve, do të zhvillohen brenda afateve të shkurtra kohore, të cilat do të përcaktohen pas vendimit për datën e zgjedhjeve.




