Kosova është renditur në vendin e 84-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u përmirësuar për 15 pozita krahasuar me vitin e kaluar.
Raporti thekson se pavarësisht këtij progresi, vendi përballet ende me presione politike, padi ndaj gazetarëve, vështirësi në qasjen në informacione dhe sulme verbale e fizike ndaj mediave.
Po ashtu përmenden sfidat e mediave të pavarura dhe atyre në gjuhën serbe, si dhe ndikimi i interesave politike e biznesore në sektorin medial.




