Nol Nushi nga PSD ka deklaruar se nuk ka shpresë te subjektet aktuale politike, duke thënë se opozita është dorëzuar përballë pushtetit.
Në një intervistë për GazetaBlic, ai tha se partitë opozitare po fokusohen vetëm në mënyra të shkurtra për të fituar përqindje votash, ndërsa sipas tij nuk ofrojnë alternativë reale.
Nushi theksoi se zgjedhjet duhet të prodhojnë një opozitë të re, duke shtuar se PSD ka vendosur të garojë për t’u ofruar qytetarëve një opsion tjetër politik.




