Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se ndaj partisë së saj është nisur një fushatë e paturpshme.
Në një reagim në Facebook, ajo ka mohuar pretendimet për dorëheqje brenda LDK-së, duke thënë se ato janë të fabrikuara dhe të pabaza.
Sipas saj, po shpërndahen mesazhe dhe përmbajtje që synojnë intimidimin e anëtarëve të partisë, ndërsa ka theksuar se LDK po forcohet përmes bashkimit të së djathtës.
Ajo shtoi se përpjekjet për përçarje vijnë nga ata që, sipas saj, janë përgjegjës për krizat politike në vend.




