Me ftesë të Presidencës së Qipros, zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Genc Nimoni, ka marrë pjesë në takimin e zyrtarëve të lartë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme.
Në takim u diskutuan reformat në sundimin e ligjit, digjitalizimi i sistemit të drejtësisë dhe përdorimi i inteligjencës artificiale, si dhe rreziqet që lidhen me teknologjitë e reja.
U theksua gjithashtu rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe roli i shoqërisë civile në forcimin e demokracisë, ndërsa Kosova prezantoi progresin në digjitalizimin e drejtësisë dhe nevojën për avancim të mëtejmë të sistemit.




