Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, ka bërë të ditur se Trupi Gjykues në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ndodhet aktualisht në fazën e kuvendimeve.
Ajo tha se afati për shpalljen e aktgjykimit varet nga rasti dhe se gjykata ka deri në 90 ditë për vendim, por ky afat mund të zgjatet nëse është e nevojshme.
Sipas saj, data e shpalljes së verdiktit ende nuk është caktuar dhe publiku do të njoftohet me kohë sapo të merret vendimi përfundimtar nga gjykatësit.




