Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë pasur ndikim të thellë financiar për vendin, me një kosto të përgjithshme që arrin në 613.4 milionë euro për periudhën qershor 2023 dhe prill 2025.
Kështu thotë ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, sipas të cilit kjo shifër përfshin projektet që janë pezulluar për një afat të pacaktuar, si pjesë e sanksioneve të vendosura nga Brukseli.
Nga shuma 614.4 milionë, 7.1 milionë euro janë fonde të humbura përfundimisht.
“Nga kjo shumë, 7.1 mln euro janë të humbura plotësisht, të cilat parashiheshin për bujqësi, turizëm rural, ndërmarrje etj. Sektorët më së shumti të ndikuar janë: mjedisi 351 mln euro, energjia 114 mln euro, digjitalizimi 57 mln euro, kultura 15 mln euro etj”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.





