Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 71 aksidente trafiku në vend.
Prej tyre, 50 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, ndërsa 21 kanë qenë me të lënduar.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 2161 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave.
Po ashtu, 24 persona janë arrestuar, 10 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.




