Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se pushteti që, sipas tij, ka shkelur Kushtetutën, po kërkon votë për ta vazhduar këtë praktikë.
Ai ka theksuar se zgjedhjet e 7 qershorit janë mundësi për qytetarët që të ndalin, siç e quajti ai, keqqeverisjen dhe të rikthejnë vendin në rrugën demokratike.
Hamiti ka drejtuar kritika edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për menaxhim të dobët dhe për thellim të krizave politike në vend.




