Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e 31-të të Superligës, i cili këtë herë i ka takuar futbollistit të FC Malisheva, Xhemal Ibishi.
Ibishi u vlerësua pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren 3:1 ndaj SC Gjilani, ku realizoi dy gola.
Pas marrjes së çmimit, ai u shpreh i lumtur për vlerësimin, duke theksuar se synimi i ekipit mbetet sigurimi i vendit të tretë dhe kualifikimi në garat evropiane.




