Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka nisur afati për aplikimin për certifikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike ekzistuese konsiderohen automatikisht të certifikuara. Prandaj, ky afat vlen vetëm për subjektet e reja politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.
Sipas njoftimit, nga 2 maji deri më 10 maj, këto subjekte duhet të dorëzojnë online aplikimin për certifikim në KQZ, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar.
Ndërkaq, afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë përfundon më 12 maj.




