Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur në 25% tarifat për automjetet e importuara nga Bashkimi Europian, duke shtuar tensionet tregtare mes palëve.
Komisioni Europian ka reaguar duke theksuar se do të mbrojë interesat e BE-së dhe po kërkon sqarime nga SHBA për angazhimet në marrëveshjen tregtare. Sektori i automjeteve konsiderohet ndër më të ndjeshmit për ekonominë europiane.




