Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka deklaruar se vendet evropiane të aleancës kanë marrë parasysh shqetësimet e Shteteve të Bashkuara lidhur me përdorimin e bazave ushtarake në Evropë.
Ai tha se SHBA ka shprehur pakënaqësi, por se aleatët evropianë po ndërmarrin hapa për respektimin e marrëveshjeve ekzistuese.
Rutte nuk komentoi deklaratat për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania, por theksoi rëndësinë e bashkëpunimit brenda aleancës.




