Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, po merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së në Kopenhagë, ku marrin pjesë delegacione nga rreth 50 shtete evropiane.
Konferenca u hap me një pritje në Parlamentin danez, ku ishte i pranishëm edhe Mbreti Frederik X. Diskutimet po fokusohen në sigurinë, zgjerimin e BE-së, demokracinë dhe kërcënimet hibride.




