Policia Rajonale në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një rritje të mesazheve të rreme që pretendojnë bllokim të xhirollogarive bankare.
Përmes këtyre SMS-ve kërkohet hapja e linkeve të dyshimta dhe vendosja e të dhënave personale, me qëllim vjedhjen e mjeteve financiare.
Policia u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linke të panjohura, të mos ndajnë të dhëna personale dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar si mashtrim.




