Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka theksuar rëndësinë e veprimeve të koordinuara për sigurinë dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore.
Ai njoftoi se është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit me Rrjetin e Grave të Kosovës, me qëllim forcimin e mekanizmave lokalë për mbrojtje, mbështetje dhe koordinim institucional.
Sipas tij, ky bashkëpunim synon ndërtimin e një kryeqyteti më të sigurt, më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët.




