Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka gjobitur KEDS me 90 mijë euro për parregullsi në njehsorët elektrikë, pas verifikimeve të kryera gjatë muajit prill.
Sipas njoftimit, në 18 raste është konstatuar se njehsorëve u kishte skaduar afati i vlefshmërisë. Ndërkohë, nga 54 njehsorë të testuar, në 38 janë evidentuar devijime.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rastet do të procedohen edhe në organet e drejtësisë, ndërsa qytetarëve të dëmtuar pritet t’u bëhet kompensimi./EO/




