Anëtari i KQZ-së nga LVV, Alban Krasniqi, ka njoftuar se pagesat për komisionerët dhe numëruesit në zgjedhjet e 7 qershorit janë rritur për 10 euro.
Sipas tij, rreth 60% e buxhetit zgjedhor shkon për pagesat e stafit të angazhuar. KQZ ka planifikuar rreth 11 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve.
Fushata zgjedhore do të zgjasë nga 28 maji deri më 7 qershor.




