Në selinë e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në Camp Film City në Prishtinë, është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës së kontingjentit grek.
Ceremonia u kryesua nga Shefi i Shtabit të KFOR-it, Admirali Maximilian Clark, në prani të ambasadores Heleni Vakali. Ai vlerësoi profesionalizmin e kontingjentit në largim dhe i uroi mirëseardhje njësisë së re, ndërsa pjesëtarët u dekoruan me Medaljen e Nenit 5 të NATO-s.




