Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se partia e tij është e unifikuar për mbështetjen e një mandati të dytë të Vjosa Osmani në postin e presidentes së Kosova.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai kritikoi edhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se mosmbështetja e Osmanit ka qenë “gabim politik” dhe se ajo gëzon mbështetje të gjerë edhe nga votues të subjekteve të tjera politike.




