Intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi në emisionin “Opinion” është diskutuar në “Kosova Today”, ku opinionistja Elena Uka ka vlerësuar lart figurën e tij politike.
Ajo tha se Thaçi, sipas saj, me paraqitjen dhe qasjen e tij i bën liderët aktualë në Kosovë të duken më të dobët në krahasim.
Uka theksoi se ai ka qenë një nga figurat kryesore të proceseve politike dhe se mbetet një lider me ndikim dhe dimension strategjik.




