Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor 2026. Në total do të jenë 949 qendra votimi në 38 komuna, ku 911 janë për votim të rregullt dhe 38 për votim me kusht, nga një për secilën komunë.
Po ashtu, janë miratuar edhe 38 Qendrat Komunale të Numërimit, ku do të bëhet numërimi i votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimi i rezultateve pas procesit zgjedhor.
Sipas raportit të Listës Preliminare të Votuesve, numri i përgjithshëm i votuesve është 2,092,202, që paraqet rritje prej 15,912 krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
Në këto zgjedhje, për herë të parë do të votojnë 22,131 qytetarë, ndërsa nga lista janë larguar mbi 6 mijë votues, kryesisht për shkak të vdekjes ose humbjes së shtetësisë.




