Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të SAHA EXPO 2026, një panair ndërkombëtar për industrinë e mbrojtjes dhe teknologjisë.
Ai u ftua nga Haluk Bayraktar dhe në këtë ngjarje u shoqërua edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Maqedonci tha se pjesëmarrja në këtë ekspozitë përfaqëson një vlerësim të bashkëpunimit në rritje në fushën e mbrojtjes dhe një mundësi për thellimin e partneriteteve ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në panair, ai pritet të zhvillojë takime me përfaqësues institucionalë dhe kompani të industrisë së mbrojtjes, me fokus në zgjerimin e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta.




