Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta, ka kritikuar gjuhën e përdorur në rrjetet sociale nga disa figura publike që vijnë nga bota e artit.
Ajo tha se artistët e vërtetë nuk e ulin nivelin e debatit publik dhe nuk përçajnë, por kontribuojnë në bashkim dhe ngritje të shoqërisë.
Sipas saj, përdorimi i gjuhës së ashpër dhe sulmeve politike nuk përfaqëson artin, duke shtuar se përgjegjësia e figurave publike është të ndërtojnë ura komunikimi dhe të japin shembull dinjiteti në shoqëri.




