Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka dërguar letër Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja Kallas, duke kërkuar dërgimin e një misioni vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.
Në letër, Haxhiu ka theksuar se prania e një misioni të tillë do të ndihmonte në forcimin e transparencës, kredibilitetit dhe integritetit të procesit zgjedhor.
Ajo ka vlerësuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj standardeve demokratike dhe zgjedhjeve të lira, ndërsa ka theksuar se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian është i rëndësishëm për garantimin e një procesi të besueshëm zgjedhor.




