Në mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është arritur një marrëveshje politike për dalje me listë të përbashkët në zgjedhje. Takimi është udhëhequr nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
Sipas burimeve nga brenda takimit, marrëveshja parasheh që Vjosa Osmani të jetë kandidate për Presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku të garojë për postin e Kryeministrit. Po ashtu, është dakorduar që Osmani të jetë pjesë e listës së LDK-së me një grup prej 20 emrash, ku ajo renditet e para, e pasuar menjëherë nga Abdixhiku.




