Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se rikthimi i Vjosa Osmani në LDK do të ishte hap pozitiv për partinë.
Ajo tha se brenda LDK-së po zhvillohen diskutime për këtë çështje, duke theksuar se një bashkim i tillë do të krijonte frymë të re dhe sinergji për zgjedhjet e ardhshme.




