Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore në rastin që lidhet me grupet “Capat” dhe “Sekiraqa”, ku procesi po vazhdon ndaj shtatë të akuzuarve që janë të pranishëm në sallë.
Trupi gjykues ka vendosur që gjykimi të vazhdojë edhe në mungesë për të pandehurit që ndodhen në arrati, pasi është konstatuar se është bërë publikimi formal i ftesës dhe aktakuzës, ndonëse nuk është realizuar një fushatë e plotë njoftimi.
Në këtë seancë pritet të lexohet aktakuza dhe të merret deklarimi i të akuzuarve për fajësinë e tyre. Rasti lidhet me përplasjen e armatosur të 1 shtatorit 2024, ku kishte humbur jetën një person.
Seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak të mungesës së ekspertizës psikiatrike për një nga të akuzuarit./EO/




