Është shënuar përvjetori i dytë i hyrjes në fuqi të Kompaktit të financuar nga SHBA përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), i cili synon zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë.
Zyrtarët e Millennium Challenge Account (MCA) kanë bërë të ditur se programi përfshin investime strategjike, përfshirë sistemin e ruajtjes së energjisë me bateri dhe krijimin e kapaciteteve të reja institucionale e njerëzore në këtë sektor.
Përfaqësues të institucioneve vendore dhe të SHBA-së kanë vlerësuar se ky program po forcon sigurinë energjetike, po nxit inovacionin dhe po kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit, duke e pozicionuar Kosovën si më konkurruese në rajon.




