Sot në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjes së kryetarit të këtij institucioni, u vazhdua me zgjedhjen e nënkryetarëve.
Nënkryetarët zgjedhen në pako dhe ata të propozuarit nga tri partitë më të mëdha të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit janë, LVV, PDK dhe LDK.
Nënkryetarja e propozuar nga LVV ishte Albulena Haxhiu, nga PDK ishte Vlora Çitaku kurse LDK propozoi për nënkryetar Kujtim Shalën.
Nënkryetare nga komuniteti joshumicë dhe joserb u zgjodh Emilja Rexhepi, kurse nga ai serb Slavko Simiq nuk u zgjodh në asnjë nga tre tentimet për votim, shumica ishin kundër tij.
Pritet që kryetari I Kuvendit, Dimal Basha, që të vendos kanididatin me short meqë Lista Serbe nuk do ta ndërroj emrin e kandidatit.




