Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një tjetër vizitë në Hagë për t’u takuar me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Veseli dhe bashkëluftëtarët e tij po e ruajnë dinjitetin, qetësinë dhe besimin në drejtësi, pavarësisht kohëzgjatjes së procesit gjyqësor.
Ai ka shprehur besimin në pafajësinë e tyre dhe ka kërkuar përfundim sa më të shpejtë të procesit, duke theksuar pritjen për kthimin e tyre në Kosovë.




