Në mbrëmjen më të madhe të modës, Met Gala 2026 në New York, ishte e pranishme edhe Mira Murati, themeluese e “Thinking Machines” dhe ish-drejtoreshë teknologjie në OpenAI.
Në edicionin me temë “Costume Art” dhe kod veshjeje “Fashion is Art”, Murati u shfaq me një fustan të gjatë të zi, të zbukuruar me detaje të arta që i jepnin shkëlqim të veçantë. Veshja me dekolte në formë “V” dhe siluetë të strukturuar theksonte stilin elegant dhe minimalist të saj.
Paraqitja e saj u veçua si një interpretim i rafinuar i temës së këtij viti, ku moda u trajtua si formë arti në tapetin e kuq.




