I dërguari special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë se i degjoi me kujdes bashkëbiseduesit e tij në Serbi, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për shkak të njerëzve në terren.
Sorensen ka shkruar në platformën X, se kishte zhvilluar bisedime përgatitore në Beograd për takime të ardhshme si pjesë të dialogut.
“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, isha në Beograd për bisedime përgatitore për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, ka theksuar Sorensen.




