Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicion parazgjedhor me Partia GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku është publikuar marrëveshja mes subjekteve politike.
Në deklaratë theksohet se ky bashkëpunim synon vazhdimin e qeverisjes, forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës.




