Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një video-incizimi ku shiheshin persona të
armatosur duke hyrë në një pronë private në fshatin Shkozë-Malishevë më datë 24.08.2025, ka
ndërmarrë veprime intensive hetimore me qëllim zbardhjen e rastit.
Gjatë hetimeve të këtij rasti me datën 26 gusht 2025 janë zbuluar dhe konfiskuar: një armë zjarri e tipit AK-47 me një karikator dhe 5 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 4 fishekë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shteti, dhe me vendimin e tij është inicuar vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontrolli apo posedimi i paautorizuar i armëve”.





