Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetes së VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, duke i cilësuar si të papranueshme krahasimet që, sipas saj, cenojnë figurat e luftës dhe vlerat e lirisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Kadrijaj ka thënë se është shqetësuese niveli i diskursit politik dhe ka kundërshtuar çdo përpjekje për krahasime mes nënkryetarit të AAK-së, Ardian Gjini, dhe Serbisë.
Ajo ka theksuar se figurat e luftës nuk duhet të përdoren për qëllime politike dhe ka akuzuar kundërshtarët për përdorim të gjuhës ndarëse.
Kadrijaj ka kërkuar që debati politik të kthehet në nivel institucional dhe më dinjitoz.




