Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve për të shtunën.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës është ulur për katër centë dhe do të jetë 1.63 euro për litër, ndërsa benzina mbetet 1.51 euro për litër.
Po ashtu, çmimi i gazit ka rënë për një cent dhe do të shitet me 0.80 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.





