Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku do të diskutohet dhe vendoset për hyrjen në një listë të përbashkët zgjedhore me ish presidenten Vjosa Osmani për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Mbledhja është paralajmëruar të nisë në ora 12:00.
Pak ditë më parë, Kryesia e LDK-së ka mbështetur përfshirjen e Osmanit në listën zgjedhore, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet pas miratimit nga Këshilli i Përgjithshëm.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se synimi i tij është bashkimi i të gjitha grupeve brenda partisë dhe rikthimi i besimit te LDK-ja.




